Site icon Telegrafi

Javën e ardhshme do të dihet data për gjykimin e Gruevskit

Prokuroria Speciale Publike dje publikoi dy lëndë të reja në lidhje me ish zyrtarë qeveritarë dhe veprimet e tyre të kundërligjshme. Për këtë Gjykata Penale i ka pranuar dokumentet nga PSP-ja por ende nuk ka vendosur se kush do të jetë gjyqtari për të akuzuarin e parë të PSP-së për nxitje dhune në Komunën Qendër në Shkup. Datën për fillimin e gjykimit do ta bëjnë publike javën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jo-zyrtarisht mësohet se i akuzuari i parë i PSP-së për këtë rast është Nikolla Gruevski, kryetar i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministër i cili në lidhje telefonike ka porositur ish-ministrin Mile Janakievski që disa qytetarë të godasin me shuplaka kryetarin e komunës Qendër.

Nga OBRM-PDUKM-ja e kanë akuzuar PSP-në e Katica Janevës për tentim për të njollosur imazhin e partisë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Hapen dy lëndë të reja nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë (Video)

 

Exit mobile version