Site icon Telegrafi

Javën e ardhshme takohen në Moskë presidenti kinez me Putinin

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme për të zhvilluar bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, thonë zyrtarët.

Kremlini tha se ata do të diskutojnë një “partneritet gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim strategjik”, transmeton Telegrafi.

Vizita vjen pasi Pekini, një aleat i Rusisë, ka ofruar propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Pekinit që të mos furnizojë Moskën me armë.

Autoritetet kineze kanë deklaruar se Jinping do të qëndrojë në Rusi nga data 20 deri më 22 mars me ftesë të Putinit.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kinës Hua Chunying tha se Kina do të mbajë “një pozicion objektiv dhe të drejtë” për luftën në Ukrainë dhe “të luajë një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve për paqen”. /Telegrafi/

Exit mobile version