Telegrafi

Me Javelinin amerikan, ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Me marrjen e armëve të avancuara nga vendet perëndimore, ushtria ukrainase është bërë “tmerr” për ushtrinë ruse, pajisjet ushtarake të cilës po ia shkatërron çdo ditë e më shumë.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, vazhdimisht publikohen pamje nga aksionet ushtarake, ku shihen aeroplanë, dronë, helikopterë, autoblinda e tanke ruse që shkatërrohen nga artileria dhe dronët ukrainas, transmeton Telegrafi.

Rasti më i fundit është filmuar, ku me Javelinin amerikan (predhë antitank) hidhet në erë tanku i ushtrisë së Vladimir Putinit.

Kjo predhë deri më tani ka shkatërruar qindra mjete të blinduara të rusëve, të cilët edhe publikisht e kanë pranuar se u janë shkatërruar pothuajse gjysma e pajisjeve që i kanë pasur nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet se si ukrainasit futin në objektiv tankun rus, dhe pas shkrepjes së predhës ajo arrin në destinacion dhe pas kontaktit shihet kur mjeti i blinduar shpërthen. /Telegrafi/