Telegrafi

Java vendimtare për të ardhmen e Belottit, sulmuesi ndiqet nga tri top klube

Andrea Belotti është shpallur kampion i Evropës me Kombëtaren e Italisë.

Por tani pas rikthimit në vendlindje, ai do të vendos për të ardhmen e tij në nivel klubesh.

Kontrata e sulmuesit skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe ai është në një udhëkryq, të vazhdoj kontratën apo të largohet.

Tri top skuadra evropiane si Milan, Roma dhe Arsenal nga ana tjetër po insistojnë për transferimin e tij.

Në rast se 27-vjeçari nuk e pranon ofertën e rinovimit të kontratës, Torino i ka vendosur çmimin e largimit.

‘Demat’ duan rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë Belottin të largohet në drejtim të njërës nga tri skuadrat e lartpërmendura. /Telegrafi/