Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë fillon me mot të vranët dhe me reshje shiu.
Mot i ngjashëm pritet të na shoqëroj deri të premten.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë, kurse maksimalet nga 21 deri në 27 gradë Celsius.
Parashikimi për pesë ditët:
E hënë- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
E martë –Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.
E mërkurë-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtime i juglindjes.
E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/