Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.
Nga dita e mërkurë moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend.
Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.
Indeksi UV do t’i mbaj vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.
Sasitë e reshjeve për muajin maj, deri më tani, u regjistruan, 60 mm në perëndim të Kosovës, 13 mm në lindje, 23 mm në qendër, 19 mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit.
Në disa rajone të Ferizajt dhe Malishevës fatkeqësisht patë edhe reshje breshëri, ku efektet negative si zakonisht u shënuan ne fushën e bujqësisë./Telegrafi/