Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është një nga konkurrentet e edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP.
Në vetëm tri ditë pasi ka nisur rrugëtimin e saj në këtë shtëpi, Fifi nuk është ndjerë mirë, pasi i janë shpërfaqur disa probleme shëndetësore.
E gjitha erdhi si pasojë e një helmimi, pasi banorët hëngrën së bashku disa kokoshka mbrëmjen e së enjtes.
Këngëtarja ka pasur probleme gjatë gjithë ditës me të vjella dhe është shoqëruar vazhdimisht nga banorët tjerë, të cilët i kanë dhënë ndihmë.
Në videon e publikuar nga spektakli në YouTube, mund të shihet se si 27-vjeçarja mezi përcjellët për në shtrat, teksa pranë i gjenden aktorja Arjlola Demiri dhe këngëtarja Semi Jaupaj.
Interpretuesja e hitit “Marova”, mund të shihet edhe teksa nuk mund t’i mbajë lotët nga dhimbjet e problemeve shëndetësore.
Fifi përndryshe është njëra nga 14 konkurrentet që u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri këtë të martë, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/