Festivali evropian i këngës – ‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet me tri koncerte spektakolare në Liverpul, gjysmëfinalen e parë, gjysmëfinalen e dytë dhe finalen e madhe.
Gjysmëfinalja e parë
9 maj (e martë)
Nikoqiret Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe Julia Sanina do të shfaqen drejtpërdrejt nga Liverpool Arena, për gjysmëfinalen e parë, ku 15 shtete do të konkurrojnë për njërin nga 10 vendet për finalen e madhe të të shtunës.
Interpretimi sipas renditjes
1. Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings
2. Malta | The Busker – Dance (Our Own Party)
3. Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava
4. Letonia | Sudden Lights – Aija
5. Portugalia | Mimicat – Ai Coracao
6. Irlanda | Wild Youth – We Are One
7. Kroacia | Let 3 – Mama SC!
8. Zvicra| Remo Forrer – Watergun
9. Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
10. Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna
11. Suedia | Loreen – Tattoo
12. Azerbajxhani | TuralTuranX – Tell Me More
13. Republika Çeke | Vesna – My Sister’s Crown
14. Holanda | Mia Nicolai & Dion Cooper – Burning Daylight
15. Finlanda | Kaarija – Cha Cha Cha
Gjithashtu votimi për gjysmëfinalen e parë do të bëhet nga: Franca, Gjermania, Italia.
Interpretimet gjatë intervaleve: Rita Ora, Julia Sanina, Alyosha dhe Rebecca Ferguson.
Rita Ora doing Fatboy Slim wasn't on my Eurovision bingo card pic.twitter.com/gVlYf52aHd
— Priyant (@Priyant1987) May 8, 2023
Gjysmëfinalja e dytë
11 maj (e enjte)
Nikoqiret Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe Julia Sanina do të rikthehen në Liverpool Arena për gjysmëfinalen e dytë, ku 16 shtete do të konkurrojnë për njërin nga 10 vendet për finalen e madhe të të shtunës.
Interpretimi sipas renditjes
1. Danimarka | Reiley – Breaking My Heart
2. Armenia | Brunette – Future Lover
3. Rumania | Theodor Andrei – D.G.T. (Off and On)
4. Estonia | Alika – Bridges
5. Belgjika| Gustaph – Because Of You
6. Qipro | Andreë Lambrou – Break A Broken Heart
7. Islanda | Dilja – Power
8. Greqia | Victor Vernicos – What They Say
9. Polonia | Blanka – Solo
10. Sllovenia | Joker Out – Carpe Diem
11. Gjeorgjia | Iru – Echo
12. San Marino | Piqued Jacks – Like An Animal
13. Austria | Teya & Salena – Who The Hell Is Edgar?
14. Shqipëria | Albina & Familja Kelmendi – Duje
15. Lituania | Monika Linkyte – Stay
16. Australia | Voyager – Promise
Gjithashtu votimi për gjysmëfinalen e dytë do të bëhet nga: Spanja, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar.
Interpretimet gjatë intervaleve: Be Who You Wanna Be, Mariya Yaremchuk, Zlata Dziunka, OTOY.
Finalja e madhe
13 maj (e shtunë)
Në finalen e madhe, 20 finalistëve do t’u bashkëngjitet fituesi i edicionit të kaluar, Ukraina dhe ‘Pesëshja e madhe’ (duke përfshirë vendin nikoqir, Mbretërinë e Bashkuar).
Tri nikoqireve në finale do të bashkëngjitet edhe Graham Norton.
Votimi
Për herë të parë mund të votohet edhe nga vendet jo pjesëmarrëse në garë, në gjysmëfinale dhe në finalen e madhe. Shikuesit nga vendet jo pjesëmarrëse mund të votojnë përmes aplikacionit zyrtar të Eurovisionit ose përmes faqes esc.vote.
Ata që shikojnë në vendet pjesëmarrëse mund të votojnë me telefon dhe SMS. Numrat përkatës do të shfaqen në ekran nga çdo transmetues pjesëmarrës dhe në esc.vote.
Shqipëria do të konkurrojë në natën e dytë gjysmëfinale me numër rendor 14.
Finalistët e mëdhenj
Franca: La Zarra – Evidemment
Gjermania: Lord of the Lost – Blood & Glitter
Italia: Marco Mengoni – Due Vite
Spanja: Blanca Paloma – Eaea
Ukraina: TVORCHI – Heart of Steel
Mbretëria e Bashkuar – Mae Muller – I Wrote A Song
Në videon e mëposhtme është përmbledhja e 37 këngëve konkurruese për ‘Eurovision Song Contest 2023’.
Si ta shikoni Eurovisionin
Gjatë performancave të drejtpërdrejta, audienca kryesisht e shikon Eurovisionin në televizion në të gjitha vendet pjesëmarrëse, si dhe në shumë vende të tjera nëpërmjet faqes së internetit të transmetuesit lokal dhe shërbimeve sipas kërkesës.
Të gjitha interpretimet e drejtpërdrejta janë të disponueshme për t’u parë në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube. /Telegrafi/