Telegrafi

Java e ardhshme në Kosovë me shi dhe shkarkim rrufesh

Sipas parashikimit të meteorologëve edhe gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot jo stabil, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile duke krijuar kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Murmuron, vetëtin, koha ndryshon...: Celulari është i rrezikshëm kur murmuron, ja çfarë duhet të bëni!

Të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell dhe mundësitë për reshje do të zvogëlohen , mirëpo nga dita e premte e tutje serish do të ketë çrregullim të motit, vranësira të dendura dhe kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkim rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 9m/s. /Telegrafi/