Telegrafi

Java e 31-të e karakterizuar me disa derbi, gara për titull dhe ajo për mbijetesë

Superliga e Kosovës do të zhvillojë edhe javën e 31-të, me disa përballje mjaftë interesante.

Derbi i kësaj jave është ai në mes të rivalëve lokal Dritës dhe Gjilanit që luftojnë për titull.

Gjilanasit kanë çfarë të shikojnë sot në ekranet televizive, pasi dy skuadrat e qytetit luftojnë për trofeun më të vlefshëm në vend.

IPKO Superliga e Kosovës – Java 31-të-⚽ FC DRITA vs SC Gjilani🕒 E Shtune | 18 Korrik | 17:00🏟️ Stadiumi "Selami…

Publiée par Drita FC sur Mardi 14 juillet 2020

Një takim mjaftë i zjarrtë do të jetë edhe ai në mes të Ballkanit dhe Prishtinës, që po ashtu janë në garë për titull.

Sfida që nuk duhet humbur e që premton spektakël është edhe ajo mes Trepçës ’89 dhe Llapit, me mitrovicast që luftojnë për mbijetesë.

Edhe tre ndeshje për të siguruar Evropën

Publiée par FC Prishtina sur Vendredi 17 juillet 2020

Edhe Drencia kërkon vetëm fitore ndaj Vushtrrisë tashmë të rënë nga elita e futbollit kosovar, me drenicasit që duan t’i largohen pozitës që i lë jashtë po ashtu nga liga.

Dhe Feronikeli nuk do ta ketë aspak të lehtë nga Flamurtarit që është nikoqir e që po ashtu lufton për mbijetesë.

KF Flamurtari – FC Feronikeli🏟 Stadiumi "Xhemail Ibishi" – Prishtinë.📆 E Shtunë, 18/07/2020🕛 Ora 17:00#ForcaNikli #Feronikeli 💚

Publiée par KF Feronikeli sur Vendredi 17 juillet 2020

Në anën tjetër, Ferizaj e Dukagjini do të luajnë vetëm sa për formalitet, shkaku që nga edicioni i ri do të luajnë në Ligën e Parë.

Kujtojmë se të gjitha këto takime do të zhvillohen nga ora 17:00. /Telegrafi/