Site icon Telegrafi

Java e 31-të e karakterizuar me disa derbi, gara për titull dhe ajo për mbijetesë

Superliga e Kosovës do të zhvillojë edhe javën e 31-të, me disa përballje mjaftë interesante.

Derbi i kësaj jave është ai në mes të rivalëve lokal Dritës dhe Gjilanit që luftojnë për titull.

Gjilanasit kanë çfarë të shikojnë sot në ekranet televizive, pasi dy skuadrat e qytetit luftojnë për trofeun më të vlefshëm në vend.

Një takim mjaftë i zjarrtë do të jetë edhe ai në mes të Ballkanit dhe Prishtinës, që po ashtu janë në garë për titull.

Sfida që nuk duhet humbur e që premton spektakël është edhe ajo mes Trepçës ’89 dhe Llapit, me mitrovicast që luftojnë për mbijetesë.

Edhe Drencia kërkon vetëm fitore ndaj Vushtrrisë tashmë të rënë nga elita e futbollit kosovar, me drenicasit që duan t’i largohen pozitës që i lë jashtë po ashtu nga liga.

Dhe Feronikeli nuk do ta ketë aspak të lehtë nga Flamurtarit që është nikoqir e që po ashtu lufton për mbijetesë.

Në anën tjetër, Ferizaj e Dukagjini do të luajnë vetëm sa për formalitet, shkaku që nga edicioni i ri do të luajnë në Ligën e Parë.

Kujtojmë se të gjitha këto takime do të zhvillohen nga ora 17:00. /Telegrafi/

Exit mobile version