Ipko Superliga e Kosovës zhvillon sot (e mërkurë) katër ndeshje të vlefshme për javën e 14-të, ku nuk mungojnë derbit.
Ethet e futbollit kosovar vazhdojnë sot me katër ndeshje, të cilat do të zhvillohet në dy orare të ndryshme.
Java e 14-të e Ipko Superligës së Kosovës zhvillohet në mesjavë, ku nga katër ndeshje që zhvillohet sot, tri luhet nga ora 13:00 dhe një nga ora 18:00.
Nga ora 13:00 takimi më interesant pritet të jetë ai në mes të liderit Ballkanit dhe Llapit, që zhvillohet në Suharekë.
Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj, ku Drenica e pret Trepçën ’89 në ndeshjen që dy klubet synojnë t’i ikin sa më shumë zonave të barazhit.
Ndeshja e fundit nga ora 13:00 është ajo në mes të Dritës dhe Dukagjinit, ku gjilanasit synojnë fitore ndaj klinasve.
Në ora 18:00 është paraparë të zhvillohet një tjetër ndeshje derbi, pasi Prishtina e pret kampionin, Feronikelin, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/