Telegrafi

Jardim ua mbyll dyert anglezëve: Lemar nuk largohet në janar

Trajneri i Monaco, Leonardo Jardim, ka thënë se skuadra e tij nuk do të lejojë yllin Thomas Lemar të largohet nga klubi në aftin kalimtar të janarit.

22-vjeçari është një objektiv afatgjatë i skuadrave të mëdha angleze, Liverpoolit dhe Arsenalit.

Reds e shohin Lemarin si zëvendësues adekuat të Philippe Coutinhos, i cili pritet të largohet këtë muaj ose në qershor drejt Barcelonës.

Lexo po ashtu Lemar preferon transferimin te Liverpooli para Arsenalit dhe Chelseat

Në anën tjetër, te Arsenali, trajneri Arsene Wenger është adhurues i madh i bashkëvendësit të tij dhe do ishte zgjidhje perfekte nëse largohen Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.

Lemar i shumë kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.. 

Megjithatë, trajneri i Monacos, Jardimi ka theksuar se Lemar nuk do të largohet nga klubi deri në verën e ardhshme.

“Monaco nuk është në rregull për të bërë shitje të mëdha në dimër”, ka thënë fillimisht Jardim.

Lexo po ashtu Monaco e bllokon largimin e Lemarit, por Arsenali do të tentoj me një ofertë të re

“Është strategjia jonë. Lojtarët e kuptojnë dhe e dinë se si shkon këtu politika e transferimeve”, përfundoi trajneri portugez.

Ndryshe, Lemar shihet si njëri nga lojtarët më perspektiv në Evropë dhe çmimi i tij besohet të sillet rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/