Sot e ka ditëlindjen njëri ndër futbollistët më të mëdhenj të ditëve të sotme.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, i cili ka festuar ditëlindjen e 23-të të tij.
Këtë ditë si duket nuk e ka as dikur bashkëlojtari i francezit te Manchester United, Adnaan Januzaj, i cili i ka uruar ditën më të lumtur të Pogbas, transmeton Telegrafi.
“Urime ditëlindjen vëllait tim të madh”, ka shkruar përbri fotografisë në Instagram, Januzaj teksa shihet krahas Pogbas.
Pogba është uruar edhe prej shumë futbollistëve dhe nga ana e zyrtarëve dhe bashkëlojtarëve të Juventusit. /Telegrafi/