Telegrafi

Janushev: Është koha për zgjedhje presidenciale së bashku me kuvendare

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev sot ju uroi festën të gjithë krishterëve ortodoksë duke bërë apel që bashkërisht me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

“OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe jo vetëm që kërkojmë por edhe insistojmë”, thotë Igor Janushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Angjushev: Të gjithë zgjedhjet ndikojnë negativisht ndaj ekonomisë

Sipas tij nëse duam vit ekonomik, vetëm OBRM-PDUKM mund ta bëjë përmes zgjedhjeve të parakohshme kuvendare së bashku me ato presidenciale.

Janushev kërkon shpërbërjen e Kuvendit deri më 21 janar se vetëm atëherë mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare së bashku me ato presidenciale./Telegrafi/