Telegrafi

Janë të pakta ato që do ta pranojnë: Këto janë tri pozicionet që femrat nuk i pëlqejnë

facebook

Ka disa aktivitete seksuale që duken shumë më argëtuese sesa janë në të vërtetë

Natyrisht që mund të duken mirë në filmat pornografikë, por në jetën reale nuk është aspak kështu, thotë ekspertja e seksit.

Dr. Emily Morse nga Michigani, ndau tri pozicione në rrjetet e saj sociale që mendon se janë shumë më të këqija se sa po flitet – veçanërisht për gratë.

– Ka disa aktivitete në seks që tingëllojnë shumë më argëtuese sesa janë në të vërtetë. Natyrisht, ato mund të duken mirë në filmat pornografikë, por në jetën reale, nuk është aspak kështu. Seksi i mirë është ai që ju bën të ndiheni mirë, jo vetëm ai që duket i mirë. Skenarët e seksit që duken argëtues në teori, por janë të tmerrshëm në praktikë, veçanërisht për gratë, janë: seksi në dush, pozicioni 69 dhe kalorësja prapa – thotë dr. Morse, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi.

Ajo pyeti ndjekësit nëse janë dakord me mendimin e saj dhe nëse do të kishte ndonjë aktivitet tjetër seksual që ata do t’i shtonin listës.

Lexo po ashtu Sekretet e vogla të mjeshtërve të mëdhenj: Disa poza mund “të shtojnë” centimetrat e dëshiruar

Disa komentuan se seksi në plazh është goxha i tmerrshëm, ndërsa të tjerë thanë të njëjtën gjë për seksin në pishinë apo xhakuzi. Njëri shtoi se e urren kur dikush dëshiron të ndryshojë poza çdo 10 sekonda.

Mirëpo, kishte edhe nga ato femra që nuk ishin aspak dakord me Emily-n.

– Për mua, kalorësja prapa është e mrekullueshme – komentoi një pozën në të cilën gruaja ulet sipër burrit me shpinë të kthyer nga ai, dhe tjetra shtoi se i pëlqen edhe poza 69, kur çifti shtrihet sipër dhe i japin njëri-tjetrit kënaqësi orale, por edhe seks në dush, nëse ka vend të mjaftueshëm. /Telegrafi/