Telegrafi

Janë të dyja në listën e top pesë albumeve më të dëgjuara, por Rita Ora fsheh emrin e Duas në postimin e saj

Dua Lipa dhe Rita Ora (Foto: Getty Images/Guliver)

Ka kohë që flitet  për një raport jo shumë miqësor mes dy shqiptareve të famshme, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Ani pse ato kanë folur mirë për njëra tjetrën në mënyrë indirekte dhe posaçërisht gjatë konferencave që kanë pasur në Kosovë, Rita dhe Dua nuk krijuan një raport as sa për “sy e faqe” para kamerave së bashku.

Rita Ora (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Një tjetër sukses po i bën bashkë dy artistet shqiptare me famë ndërkombëtare, të cilat kanë arritur të hyjnë në listën e top pesë albumeve më të dëgjuara nga artistet femra në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi i Duas, titulli i së cilit është emri dhe mbiemri i këngëtares, “Dua Lipa”, renditet i pari, gjersa “Phoenix” i Rita Orës është në vend të pestë.

Dua Lipa (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ka qenë pikërisht Rita, ajo e cila këtë statistikë e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, teksa duket se e ka fshehur paksa albumin e Duas, shkruar mbi të “Është kaq ‘cool'”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Nuk dihet nëse ka qenë e qëllimshme apo jo, mirëpo thumbime të tilla në rrjetet sociale mes dy këngëtareve shqiptare pretendohet të ketë pasur edhe më herët.

Në top 5 albumet më të dëgjuara ndonjëherë nga artistet femra janë edhe albumi “Speak Your Mind” nga Anne Marie në vendin e dytë, dhe dy albumet e Adeles, “25” dhe “21”, që renditen përkatësisht në pozitën e tretë dhe të katërt. /Telegrafi/