Në përleshjen e armatosur ndërmjet Noizyt dhe Cozmanit u përfshinë edhe persona të tjerë, miq të dy reperëve. Një prej tyre është Albert Krasniqi, i cili vazhdon të jetë në burg për shkak të përfshirjes në këtë ngjarje.
Ai ishte në krahun e reperit nga Kosova. Ngjarja mori kah dhe përmasa të cilat realisht asnjëra palë nuk do të donte t’i merrte.
Ata që u ndien më keq, padyshim që janë prindërit, që megjithatë edhe në këtë rast gjetën forcë e kurajë për t’i qetësuar gjakrat dhe për të bërë paqe.
Kosovarja kupton se sot (e diel) në Kukës janë takuar bashkërisht familjarët e Albert Krasniqit dhe ata të Noizyt për ta shtrirë dorën e pajtimit, pa asnjë lloj kushti.
Ky veprim burrëror nga Skenderi, babai i Albertit dhe Bashkimi, babai i Noizyt, ndalin edhe thashethemet e mëtejme rreth kësaj ngjarjeje.