Site icon Telegrafi

Janë rrëzuar katër helikopterë rusë – thonë Forcat e Armatosura të Ukrainës

Ndërsa Ukraina shkon në ditën e njëzetë të agresionit rus në territorin e saj, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka dhënë përditësimin e tij të përditshëm të mëngjesit.

Në këtë drejtim, forcat ruse mbeten të fokusuara në ruajtjen e territoreve të fituara në territorin ukrainas dhe nuk kanë arritur të bëjnë përparime të mëtejshme.

Megjithatë trupat ruse kanë vazhduar të lëshojnë sulme me raketa dhe bombardime në infrastrukturën kritike dhe po përdorin infrastrukturën civile.

Sidoqoftë, katër helikopterë, një aeroplan dhe një raketë që i përkisnin Rusisë u goditën nga forcat ukrainase.

Njësitë ukrainase kanë arritur të shmangin përpjekjet ruse për të marrë qytetin port jugor të Mariupolit.

Veç kësaj, thuhet se gjendja morale dhe psikologjike e trupave ruse “mbetet e ulët”, me ushtarakët rusë që me sa duket refuzojnë të kryejnë detyrat e tyre.

BBC shkruan se megjithatë, nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë këto pretendime. /Telegrafi/

Exit mobile version