Janë bërë mbi 1.200 vlerësime të dëmeve të amvisërive, rreth 300 makina dhe 1.200 pompa janë në terren në vendet e përfshira me vërshime në rajonin e Shkupit, ka informuar ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vlado Misajlovski gjatë vizitës së sotme në Straçincë së bashku me kryetarin e OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai ka theksuar se banorët e Straçincës janë mirë të organizuar dhe bashkëpunojnë me operatorët e makinave, duke njoftuar se vetëm për tre ditë tërësisht janë pastruar rrugët.
Në fshat, siç ka theksuar kryetari i bashkësisë lokale Adnan Ajrulla, është formuar shtab i krizës i cili në bazë ditore komunikon me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe kryetarin e komunës së Gazi Babës dhe akordojnë agjendë për ditën e ardhshme çka do të punohet. Agjenda, siç është shprehur ai, plotësohet në tërësi gjatë ditës së ardhshme.
Njëkohësisht, ekipet profesionale kanë konstatuar se diga me sukses se ka përmbajtur motin e ligë dhe përderisa liqeni do të lëshonte do të kishte dëm shumë më të madh në Hasanbeg dhe Stajkovcë, ndërsa kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojë edhe rindërtimi i rrugëve të cilat ishin me pllaka bekatoni./Telegrafi/