Dillian Whyte është shumë pranë që ta sfidojë Tyson Furyn për titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda.
33-vjeçari më në fund do t a ketë shansin që të luftojë për një titull bote në rast se arin ta mposhtë Otto Wallin në fund të këtij muaji.
Në muajin shkurt ose mars të vitit të ardhshëm, Fury do të obligohet ta mbrojë titullin WBC ndaj fituesit të duelit ndërmjet Whyte dhe Wallin.
Ndërkohë, promovuesi i Tyson, Frank Warren, e ka ngacmuar Dillianin duke thënë se kampioni i botës (që e nënshtroi Deontay Wilderin fundjavën që lamë pas) nuk do ta ketë problem me cilindo që i del përpara.
“Ende nuk e dimë kush do të jetë i radhës, sepse Whyte duhet të ndeshet me Wallin. Lexova diçka këtë mëngjes, ku thuhej se Whyte është ndoshta po aq i fortë sa Tyson dhe goditës më i madh. A janë ata në mend?”.
“Nuk e di se në cilin planet jetojnë disa njerëz. Dillian Whyte është pleh. Ai madje nuk është as në të njëjtën ligë me Tysonin. Shikojeni rekordin e Tysonit dhe sa njerëz i ka ndalur”, ka thënë Warren për Express Sport.
Ai ka shtuar tutje se beson që Whyte do ta ketë shumë të vështirë përballjen madje edhe ndaj suedezit Wallin. /Telegrafi/