Valon Berisha dhe Milot Rashica tashmë janë shumë të njohur për përfaqësimin e Kosovës në futboll.
Yjet e përfaqësueses së Kosovës folën për EliteZone rreth shumë gjërave, përfshirë edhe jetën e tyre private.
Teksa Valon Berisha tha se ai është ‘single’, Miloti pranoi se është i fejuar tash e një vjet.
Valon Berisha ndryshe shtoi se ai po shpreson të “gjejë një të hajrit” në ndërkohë, teksa pranoi se po e ngacmojnë femrat tjera.
Për ushqimet e tyre të preferuara, Berisha tha se “flijat” e hallës së tij i pëlqejnë shumë, teksa Miloti si preferencë të tij të ushqimeve e përmendi piten. /Telegrafi/