Telegrafi

Janë 600 mijë arsye se pse Malaga duhet ta mposht Real Madridin

Kur Real Madrid do të udhëtojë të dielën në La Roselada, për Malagan kjo ndeshje është më shumë se krenari, pasi bëhet fjalë për pozitën e 11-të që kushton plotë 600 mijë euro ekstra. 

Me 46 pikë, skuadra e Michel është në pozitën e njëjtë me Valencian, e cila luan me Villarrealin, ndërsa ka dy pikë më shumë se Celta Vigo që luan me Real Sociedadin.

Me këtë situatë tifozët e Malagas duan që ta mbyllin sezonin me një fitore.

Martin Demichelis dhe Duda në fund të sezonit do të pensionohet, ndërsa do të largohet edhe tre të huazuarit Denys Boyko, Jose Rodriguez dhe Diego Llorente.

Nëse Malaga fiton ajo do të marr 600 mijë euro ekstra.

Kjo fitore nëse Barcelona fiton do ta dërgonte titullin në Kataluni. /Telegrafi/