Telegrafi

James Rodriguez: Nuk kam biseduar me Zidanen rreth të ardhmes

Jamesz Rodriguez (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

James Rodriguez ka thënë se ai nuk e di ende të ardhmen e tij se ku do të luajë, por insiston se është i fokusuar me Kolumbinë në Kupën e Amerikës.

Lojtari 27-vjeçar kishte kaluar dy vite si i huazuar te Bayern Munich, mirëpo në këtë verë u rikthye te Real Madridi, për të qëndruar jo edhe për shumë gjatë.

Kolumbiani ka thënë se ai ende nuk ka folur rreth të ardhmes me Zinedine Zidanen, derisa lidhet me një transferim te Napoli.

James Rodriguez (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

“Për momentin jam duke u fokusuar vetëm te Kolumbia dhe Kupa e Amerikës”, ka thënë Rodriguez pas fitores së Kolumbisë 1-0 ndaj Paraguait.

Lexo po ashtu Formacioni i të padëshiruarve të Zidanes është më i mirë se shumica e ekipeve evropiane

“Ende nuk e di se ku do të shkoj, por jam i qetë. Vendimi i mbetet klubit (Real Madridit). Ka disa persona që e kanë në duar këtë gjë, unë s’kam aq fuqi. Nuk kam folur ende me Zidanen rreth të ardhmes”., ka shtuar më tej kolumbiani.

James është duke u kërkuar nga skuadra italiane, ndërsa Los Blancos janë duke i kërkuar 40 milionë euro nga shitja e tij në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/