James Rodriguez me gjasë nuk do të mbetet te Bayern Munich, e as Real Madridi nuk do ta rikthejë.
Për të ka shumë klube që janë vënë në radhë.
Kolumbiani është i huazuar te Bayern Munich dhe klubi bavarez nuk do ta përdorë të drejtën e blerjes.
Manchester United dhe Inter që pritet të bëjnë ndryshime të mëdha në verë po luftojnë për shërbimet e mesfushorit .
Çmimi i tij vlerësohet 60 deri në 70 milionë euro.
Për momentin zikaltërit janë në avantazh për 27-vjeçarin pasi pritet të luajnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Sa i përket Manchester United dukeshim është larguar nga objektivi.
James do me çdo kusht që të luajë në një klub që luanë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/