James Rodriguez thuhet se është shumë afër të transferohet te Napoli nga Real Madridi në këtë afat kalimtar veror.
Mesfushori kolumbian ishte në huazim për dy sezone te Bayern Munichu, mirëpo dështoi ta tregonte veten, duke u rikthyer sërish në Spanjë.
Los Blancos nuk e kanë në plan Jamesin për sezonin e ri, andaj më shumë preferojnë që ta shesin atë gjatë afatit kalimtar.
Corriere dello Sport raporton se kolumbiani është pajtuar të transferohet te Napoli, ndërsa pritet që Real Madridi ta ulë çmimin e tij.
Skuadra spanjolle ka kërkuar 42 milionë euro për shërbimet e tij, mirëpo kjo vlerë pritet të ulet në momentin që lojtari arrin marrëveshje personale me napolitanët.
Rodriguez pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare te Napoli, me një pagë prej 6.5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/