Telegrafi

James i ngazëllyer nga interesimi i Real Madridit – anglezi mezi pret ofertën

Reece James thuhet se është i intriguar nga perspektiva e largimit nga Chelsea për në Real Madrid, me Defensa Central që zbulon interesimin e supozuar nga mbrojtësi i djathtë.

Goal ka konfirmuar se është shfaqur interesim për 22-vjeçarin nga Santiago Bernabeu, në një operacion që mund të duket i vështirë në letër.

Por, lojtari është i ngazëllyer nga interesimi i Real Madridit dhe është i gatshëm të largohet nga Londra për në Madrid.

Lexo po ashtu Real Madridi e vendos mbrojtësin Reece James në listën e dëshirave

James thuhet se është i gatshëm që të kalojë në radhët e mbretërve, me një pagë të përmirësuar dukshëm dhe një mundësi më të madhe për trofe.

Kështu, Chelsea po tenton që sa më shpejt të zgjidh problemin me pronarin e ri, dhe më pas ta blindojë atë me një kontratë të re.

Lexo po ashtu Modestia e Ronaldos në kërkesën e Reece James për fanellën, bën që të komentohet shumë nga tifozët

Aktualisht, James është njëri ndër lojtarët me pagën më të vogël në klub, pasi fiton rreth 65 mijë euro.

The Blues nuk duan ta humbin një lojtar që ka potencial të madh dhe sa më shpejt ta largojnë interesimin e Real Madridit. /Telegrafi/