Site icon Telegrafi

‘James Bondi’ iu nënshtrua operacionit pas lëndimit

Daniel Craig ka operuar gjurin pas një lëndimi mjaft serioz që ka pësuar gjatë xhirimeve të filmit më të ri për agjentin James Bond.

Xhirimet e filmit “Spectre” janë ndërprerë pasi aktori kryesor është shtruar në spital javën e kaluar dhe ka operuar gjurin, transmeton Koha.net.

Lëndimi ka ndodhur pasi një skenë aksioni e rrezikshme nuk ka shkuar siç ishte planifikuar në Alpet e Austrisë, por Craig do të vazhdojë me xhirimet pas riaftësimit (nga 22 prilli).

Ky është operacioni i dytë në këtë pjesë të filmit për aktorin që luan spiunin britanik për herë të katërt me radhë. /Telegrafi/

Exit mobile version