Telegrafi

“Jam turistja më e keqe në botë”, Rita Ora publikon imazhe nga Parisi, ndërsa pranon se ka vrapuar për t’i realizuar ato

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Nganjëherë jeta e të qenurit një artiste e çfarë do fushe, të kufizon shëtitjen e lirë në vendet që frekuentohen nga shumica e njerëzve.

Disa nga yjet edhe nuk e marrin guximin për të dalë në vende publike, pasi trumat e njerëzve mund t’u vihen pas për ndonjë fotografi apo edhe autograf, shkruan Daily Mail.

Me një gjë pothuajse të tillë është ballafaquar edhe këngëtarja Rita Ora, e cila ka shpërndarë disa imazhe nga kisha Sacre Coeur në Paris.

Ajo ka pranuar se ka dalë nga makina duke vrapuar vetëm t’i realizojë fotografitë e më pas të rikthehet sërish nga aty ku kishte ardhur.

“Mendoj se jam turistja më e keqe në botë. Gjithashtu më është dashur që të dalë shpejtë nga makinë për një ‘snap’. Gjithsesi kjo është gjithçka që mund të bëja”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Rita është dukur mjaft bukur me një bluzë të bardhë, ndërsa në pjesën e poshtme mbante një palë pantallona.

Duke vënë në pah linjat trupore, dukjes ajo i ka shtuar edhe makijazh, ndërsa buzët e kuqe merrnin vëmendje të madhe.

Ndonëse për nguti, fotografitë e realizuara u komentuan në masë të madhe, duke marrë pëlqime të konsiderueshme në rrjete sociale. /Telegrafi/