Mesfushori kroat, Ivan Rakitic ka zbuluar se sulmuesi brazilian, Neymar Junior është lojtari i tij i preferuar i të gjitha kohërave.
Rakitic ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Barcelonës në 10 apo 15 vitet e fundit, duke fituar çdo trofe.
Kroati gjatë kohës së tij në Camp Nou ka qenë i rrethuar me yje të mëdhenj, por njëri është i preferuari i tij.
“Dua të them, unë jam tifozi më i madh i Neymar. Pra, Neymar është lojtari i preferuar gjatë gjithë kohës në ekipin tim”, ka thënë fillimisht Rakitic për mediat.
Megjithatë, kroati bëri një dallim kur u pyet nëse është para Lionel Messit.
“Ai është lojtari im i preferuar. Por sigurisht, Messi është më i miri. Jo vetëm tani, por në historinë e futbollit, sigurisht”, përfundoi kroati.
Duke shpjeguar zgjedhjen e tij, Ivan gjithashtu vuri në dukje se Neymar e bën futbollin ‘të duket si kërcim’.
Gjatë ditëve të tij në Barcelonë, Rakitic me sa duket ishte më shumë mik me Neymar sesa me Messin ose Luis Suarez – ndoshta kjo është një nga arsyet pas zgjedhjes së tij. /Telegrafi/