Site icon Telegrafi

“Jam i ngjashëm me Messin”, 22-vjeçari i Arsenalit e krahason veten me yllin e PSG-së

Mesfushori i Arsenalit, Fabio Vieira, ka bërë krahasime të stilit të tij të lojës me atë të Lionel Messit, ndërsa pranon gjithashtu se Cristiano Ronaldo është një lojtar që ai e shikonte duke u rritur.

22-vjeçari nënshkroi për Topçinjtë në afatin kalimtar të verës dhe ka bërë përshtypje kur është në fushë këtë sezon, megjithatë, lëndimet i kanë zvogëluar minutat e lojës.

Vieira e ka krahasuar stilin e tij të lojës me yllin e argjentinas, por pranon se puna e palodhur dhe përkushtimi i Ronaldos ka qenë një frymëzim për të.

Mesfushori krijues portugez ka luajtur vetëm një herë në Ligën Premier këtë sezon, por dëshmoi vlerën e tij pasi shënoi një gol të bukur kundër Brentford.

“Dy ndikimet më të mëdha për mua janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi”, ka thënë fillimisht Vieira për faqen zyrtare të klubit.

“Ronaldo jo sepse është portugez, por ai është me të vërtetë dikush që frymëzon të tjerët me etikën e tij të punës, se si iu desh të linte familjen dhe zonën e tij të rehatisë për të nënshkruar për Sportingun dhe që ai të ndërtonte karrierën që frymëzon të gjithë”.

“Messi ka të bëjë më shumë me stilin tim të lojës. Unë jam i ngjashëm me Messin dhe e vlerësoj mënyrën se si ai luan”, përfundoi mesfushori i Arsenalit.

Vieira nuk ka bërë ende një paraqitje për kombëtaren e Portugalisë në ekipin e parë dhe për këtë arsye nuk ka gjasa të përfshihet në skuadrën e Kupës së Botës.

Ky mund të jetë një lajm i mirë për tifozët e Arsenalit pasi ai fokusohet plotësisht në gjendjen e tij fizike përpara se Liga Premier të kthehet në aksion në Boxing Day. /Telegrafi/

Exit mobile version