Site icon Telegrafi

“Jam mësuar me një si puna jote atje brenda” – pas daljes nga BBVA, Efi përballet me motrën e Olta Gixharit

E eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania ishte Efi dhe largimi i saj nga shtëpia e famshme ka shkaktuar zhurmë të madhe duke u cilësua si padrejtësi.

Ashtu siç ndodh rëndom me banorët e eliminuar, Efi sot (e diel) ishte e ftuar në “Fun Club” për të folur për rrugëtimin e saj në BBVA.

Ajo u e quajti të padrejtë largimin e saj duke thënë se mënyra sesi doli nuk ishte aspak e këndshme.

Foto: Screenshot/TikTok

Përveç kësaj, Efi u përball edhe me motrën e rivales së saj më të madhe brenda shtëpisë së famshme, Olta Gixhari, Gerta.

Lexo po ashtu I mërzitur për largimin e Efit - Luizi shpërthen në lot

Të dyja kanë nisur një debat të ashpër me njëra-tjetrën me temë kryesor lojën e Oltës në BBVA.

“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti”, i tha Efi-Gertës.

Foto: Screenshot/TikTok

Vlen të theksohet se Efi ishte e nominuar bashkë me Kiarën dhe Luizin me një televotim që u zhvillua gjatë spektaklit.

Dea Mishel e fitoi garën e inteligjencës dhe çmimi ishte privilegji për të dërguar në nominim tre persona. /Telegrafi/

Exit mobile version