Sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka reaguar në rrjetet sociale pasi goli i tij ndaj Polonisë u zgjodh më i miri i ndeshjeve të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.
UEFA ka publikuar pasditen e së premtes rezultatin e votimit, teksa perla e vërtetë e Asanit ndaj polakëve ka marrë pjesën më të madhe të votave.
Një vlerësim i merituar, për golin e realizuar të Asanit, që zhbllokoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë me një goditje të fortë nga një pozitë jo e lakmueshme dhe e largët.
Në çdo drejtim ajo goditje e Asanit ishte perfekt, që la të shtangur dhe një nga portierët më të mirë në botë si Wojciech Szczesny i Juventusit, i cili në fundin e pjesës së parë e përgëzoi lojtarin e lindur në Shkup.
Pasi i zgjodh goli më i mirë, Asani ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i falënderuar shqiptarët për votimin dhe ndihet i lumtur që po pushtojmë UEFA-n.
“Falënderoj gjithë shqiptarët kudo në botë që më kanë votuar dhe UEFA sot më ka zgjedhur si goli më i bukur”.
“Jam i lumtur që po e” pushtojmë” UEFA-n në çdo herë dhe uroj që të mos jetë kjo e fundit”.
“Nuk do të ndalemi me kaq, faleminderit edhe njëherë, pa ju nuk do të mundeshim”, ka shkruar Asani. /Telegrafi/