Telegrafi

“Jam krenar me veten”, Jude Bellingham merr çmimin Golden Boy

Jude Bellingham ka marrë në duar çmimin Golden Boy që fitoi muajin e kaluar.

Mesfushori i Real Madridit është shprehur i gëzuar pasi u nderua me trofeun individual nga Tuttosport.

“Dua të falënderoj shokët e mi të Real Madridit dhe të gjithë skuadrën, trajnerin Ancelotti, presidentin, familjen time, nënën time Denise, babain tim Mark, vëllain tim të vogël Jobe, miqtë që më kanë bombarduar dhe më kanë vërshuar këndshëm me mesazhe”, ka thënë Bellingham.

Lexo po ashtu Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

“Pa gjithë këta njerëz, pa ndihmën e tyre brenda dhe jashtë fushës, inkurajimin e tyre të vazhdueshëm dhe pa harruar kurrë tifozët që më mbështesin, nuk do të kisha mundur të fitoja Golden Boy”.

“Ka shumë njerëz të lumtur në Madrid, duke filluar nga presidenti, por mbi të gjitha jam krenar për veten time. Jam i lumtur dhe padyshim që falënderoj të gjithë votuesit”.

“Me të vërtetë e prisja me padurim, është një trofe i përjetshëm që mund të fitohet vetëm një herë. Unë jam anglezi i tretë që e fitoj atë, pas Wayne Rooney, një nga idhujt e mi dhe Sterling”.

Lexo po ashtu Bellingham futet në histori të Real Madridit ndërsa thyen edhe rekordin e Ronaldos

“Ishte shansi im i fundit sepse në vitin 2024 nuk do të jem më në gjendje të konkurroj sepse do ta kaloj moshën për ta fituar”.

“Jam i lumtur që ia dola në përpjekjen e tretë. Golden Boy është për mua një nxitje më shumë për të dhënë gjithmonë më shumë dhe për të bërë më mirë”, përfundoi Bellingham.

Në tetor, Bellingham fitoi gjithashtu  trofeun e Kopës për futbollistin e ri më të mirë në botë. /Telegrafi/