Telegrafi

Jakup Krasniqi: Vetëvendosje ka trafikuar deputetë (Video)

Largimet nga NISMA për Kosovën pas koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, për Jakup Krasniqin janë shumë të vogla në krahasim, me atë siç e ka quajtur ai trafikimin e deputetëve që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.

Krasniqi kështu deklaroi në emisionin INFO BOX të RTV Dukagjinit.

Disa herë Krasniqi ka insistuar se këto veprime kryekëput janë trafikime me deputetë. /Telegrafi/