Site icon Telegrafi

Krasniqi pas arrestimeve të Speciales: Krerët e institucioneve të Kosovës nuk po shohin e as dëgjojnë gjë?!

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas arrestimeve të fundit në zyrat e OVL të UÇK-së.

Krasniqi përmes një shënimi në Facebook ka kritikuar krerët e institucioneve të Kosovës për heshtje.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së thotë se me zhvillimet e sotme u pa se “Kosova nuk ka zot shpie”.

Krasniqi ka shkruar më tej se ta konsiderosh UÇK-në kriminale është “çmenduri”.

Postimi i plotë

Shqiptarët ne pushtet duhet ta njohin filozofinë popullore

Sipas filozofisë popullore: “Mashkulli i keq, të ligën nga mali e bie në shtëpi, ndërsa i miri të ligën nga shtëpia e bartë në male”.

Por, nëse mashkujtë e këqij, i kemi zot shtëpie? Çka ndodhë??? Ndodhë ajo që e pamë në media.

Madje, që nuk kemi as zot shtëpie, e konfirmuan zhvillimet e sotme.

Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Republikës së Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është Liria e Pavarësia jonë, po e quan ndërmarrje kriminale?!Kjo është çmenduri!

Këtu, natyrshëm shtrohet pyetja: A është Prokuroria e Dhomave të Specializuara e krijuar nga shteti i Kosovës apo i Serbisë se Viçiqit? Ata, prokurorët, jo vetëm që nuk e njohin shtetin, por, kanë dalë krejt jashtë mandatit te tyre kushtetues e ligjor. Çka është tepër, tepër është.

Ndërsa, krerët e institucioneve të Kosovës, kokat i kanë futur nën shalë?! Nga ku, nuk shohin e as dëgjojnë gjë?!

Po ta njihnim filozofinë popullore, axhamitë kurrë nuk do të visheshin me pushtet.

Kjo është dëshmia më e mirë, se ne si popull duhet të ndalemi se fryri BALONA POLITIK!

Exit mobile version