Telegrafi

Jake Paul i ofron Cornor McGregorit 50 milionë euro për meçin – më pas i fyen edhe të fejuarën

Jake Paul ka bërë një veprim befasues së fundmi, duke i ofruar Conor McGregorit 50 milionë euro për të zhvilluar një përballje mes tyre.

Paul nuk është tërhequr mbrapa dhe ka shkuar madje edhe në fyerje ndaj irlandezit, por të njëjtën e ka bërë edhe ndaj presidentit të UFC-së, Dana White.

Youtuberi më pas i ka fyer të fejuarën The Notoriousit, duke tentuar të nxit këtë të fundit që të përballen me njëri-tjetrin.

“Mirëmëngjesi, Conor McGregor. E di se tani je duke i rrahur të moshuarit në ndonjë lokal nate, apo ndoshta është dikush me gruan tënde në shtrat”, ka thënë Paul.

“Ekipi im ju ka dërguar ofertën prej 50 milionë eurosh këtë mëngjes, pranojeni, mos keni frikë, apo ndoshta e keni bërë tashmë në pantallona”.

Lexo po ashtu Jake Paul - Conor McGregor është më shumë sfiduese se sa ylli i UFC-së përballë Mayweather, kështu thotë Eddie Hearn

“Dana White, ti je një frikacak m**ti, je një qeros i qelbur. Nënshkruaje atë kontratë për meçin”, ka vazhduar më tej ai.

Ende nuk ka asnjë reagim nga White ose McGregor në lidhje me këtë ofertë nga Paul, mirëpo gjërat duket se do të eskalojnë shumë shpejtë. /Telegrafi/