Telegrafi

Jake Paul – Conor McGregor është më shumë sfiduese se sa ylli i UFC-së përballë Mayweather, kështu thotë Eddie Hearn

Promovuesi i boksit, Eddie Hearn ka thënë se ai mbështet përballjen e Jake Paul me Conor McGregorin.

Vetëm pak çaste pasi ai shkatërroi ish-yllin e basketbollit Nate Roninson në fundjavë , Paul thirri legjendën e UFC për një duel boksi.

Do të ishte një betejë e vërtetë e mes fillestarëve në këtë sport. Paul ka pasur vetëm dy meçe, duke fituar të dy me nokaut, ndërsa McGregor ka pasur një të tillë – një humbje  me nokaut ndaj Floyd Mayweather.

Por, Hearn duket se është një tifoz i të dyve, dhe kërkon që të futen në ring.

Duke folur për Sirius XM Boxing , kreu i Matchroom tha: “Unë mendoj se është mjaft konkurrues, veçanërisht me diferencën në peshë”.

“Jake Paul vs Conor McGregor është shumë më konkurrues se Conor vs Floyd Mayweather”, ka shtuar më tej ai.

Por, irlandezi kërkon fillimisht rikthimin në UFC, e më pas do të shqyrtojë ofertën e Hearn. /Telegrafi/