Në Cernay të Francës, është gjetur vetura simbol e viteve të ‘60-ta të shekullit të kaluar, e demoluar dhe e ndryshkur.
Vetura e rrallë, Jaguar E-Type, për vite me radhë ka qëndruar në ambient të hapur, ndërsa është shfrytëzuar nga zogjtë që kanë krijuar fole në të.
Classic Motor Cars of Bridgnorth, e kanë marrë këtë veturë që ishte bërë metal skrapi dhe ia kanë kthyer lavdinë që e kishte dikur, transmeton Telegrafi.
Në këtë veturë janë bërë intervenime të mëdha, duke filluar nga pjesa jashtme, meqë është dashur një konstrukt tjetër, por pa e humbur formën që e ka pasur.
Në enterier janë vendosur pjesët origjinale nga veturat Jaguar, por ka edhe pjesë tjera të përshtatura.
Kjo veturë që e ka të njëjtin pronar që ka viti 1965, pritet të dal së shpejti në ankand, por nuk bëhet e ditur se sa do të kushtojë. /Telegrafi/