Modeli i ardhshëm i makinës britanike Jaguar -XE, do të jetë i pajisur me teknologjinë më të avancuar moderne, që do të jetë një nga karakteristikat kryesore.
Ndër avantazhet do të jetë edhe “touch screen”, i cili mund të lidhet me një telefon të mençur (smartphone) dhe kështu, do t’i sigurojë shfrytëzuesit qasje në aplikacione.
Komanda “Voice” do të jetë gjithashtu në dispozicion, ku do të ofrojë mundësinë që të kyçesh në të gjitha menytë e sistemit.
“Qershia mbi tortë” do të jetë opsioni që nga distanca përmes smartphonet, duke përfshirë mbyllje/ hapje të derës, ajër të kondicionuar, automjetin për ta ndezur.
Kjo do ti mundësoj vozitësit që automjetin e tij paraprakisht ta ngrohë apo të kundërtën, gjersa, shembull është duke pirë kafe. /Telegrafi/