Telegrafi

Jaguar Land Rover do të ndërtojë fabrikë në Sllovaki

Jaguar Land Rover sot ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Republikës Sllovake për ndërtimin e një fabrikë për prodhimin e makinave luksoze në këtë vend.

Kompania me seli në Britani të Madhe, e cila është në pronësi të Tata Motors nga India, ka në plan të ndërtojë një fabrikë në afërsi të qytetit Nitra, që ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bratislavë. Kjo fabrikë duhet të prodhojë rreth 300,000 makina në vit, dhe pritet të hapet në vitin 2018.

“Kjo është gjë e madhe për Sllovakinë”, tha shkurtimisht Robert Fico, kryeministri i Sllovakisë.

Fabrika parashikon hapjen e rreth 4,000 vendeve të reja pune. Sllovakia është forca lëvizëse në rajon, sa i përket prodhimit të automobilave. Fabrikat e saj në këtë vend që më parë kishte Volkswageni gjerman, Peugeot Citroen të Francës dhe Kia Motors të Koresë së Jugut.