Site icon Telegrafi

Jackson ka paguar 200 milionë dollarë për të heshtur akuzat për pedofili

Wade Robson dhe James Safechuck kanë vërtetuar atë që prokurorët e panumërt nuk arritën dot ta vërtetonin – Michael Jackson ishte një ngacmues i rregullt fëmijësh.

Dy prej viktimave të tij kanë rrëfyer historitë e tyre dhe kanë treguar se në këmbim të heshtjes Mbreti i muzikës pop i paguante familjarët e fëmijëve.

Robson, i njohur si koreografi i Britney Spears dhe Justin Timberlake dhe Safechuck, i cili është shfaqur njëherë në një reklamë të Pepsit së bashku me Jackson, kanë rrëfyer bëmat e këngëtarit të ndjerë.

Page Six ka sjellë një përmbledhje të rrëfimit të dy djemve, Robson tash 32- vjeç dhe Safechuck, 36- vjeç. Sipas tyre, Michael Jackson ka paguar 200 milionë dollarë te më shumë se 20 viktima.

Safechuck e ka takuar Jacksonin për herë të parë në vitin 1987, kur ishte tetë vjeç. Ai ka dëshmuar se një vit më vonë, është ngacmuar seksualisht nga Mbreti i popit dhe se më pas, ky i fundit firmosi një çek prej një milion dollarësh për të atin e tij.

Sipas rrëfimit të Safechuck, Michael gjithmonë e vishte atë ashtu si vishej vet dhe e prezantonte si kushëririn e tij. Nga ana tjetër edhe Robson ka vërtetuar ngacmimin seksual nga Jackson. Ai ishte shtatë vjeç kur ikona e muzikës e ka ngacmuar për herë të parë.

“Unë kam jetuar me këtë sekret të heshtur për 22 vite”, ka thënë ai.

Robson dhe Safechuck e mbyllin rrëfimin e tyre duke thënë se drejtësia duhet të vihet në vend, edhe pse tashmë është vonë. /BW/Telegrafi/

Exit mobile version