Aktori australian, Hugh Jackman, ka njoftuar se pas “Wolverine 3” nuk do ta luajë më rolin e heroit.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin The Dr Oz Show, ylli i X-Men ka treguar edhe zyrtarisht se do të largohet pas filmit të radhës.
Këtë tërheqje, aktori e kishte paralajmëruar që në muajin mars duke thënë se kjo do të ishte hera e fundit që portretizonte Wolverine.
Për herë të parë, aktori luajti rolin e Wolverine para 17 vitesh.
“Ky është Wolverine i im i fundit. Mendoj se tash është koha e duhur për ta bërë këtë”.
“Sinqerisht, kanë kaluar 17 vjet, nuk kam mundur as të ëndërroj se do të vazhdojë kaq gjatë. I falënderoj fansat që ma japin shansin të aktroj”.
“Përafërsisht e di se çfarë do të bëjmë në filmin e ri dhe mendoj se do të jetë një mënyrë e përsosur për t’u larguar”, ka thënë Jackman. /Telegrafi/