Aktori i njohur, Jackie Chan, është në fazën e fundit të bisedimeve me kompaninë “STX Entertainment” për të siguruar rol në filmin e zhanrit triler “The Foreigner”.
Filmi ka marrë për bazë librin “The Chinaman” nga Stephen Leather.
Në të, Chan do të luajë rolin e një pronari të një restoranti në një lagje kineze në Londër, transmeton koha.net.
Pas vdekjes së vajzës së tij, karakteri që luan Chan nuk merr ndihmë nga autoritetet në gjetjen e personave përgjegjës për krimin.
Disa vjet më vonë, ai merr ligjin në duar dhe vendos të shkatërrojë grupin e terroristëve që i vranë të bijën.
Ndryshe, projekti i radhës i 61-vjeçarit është “Kung Fu Panda” që pritet të lansohet në janarin e ardhshëm. /Telegrafi/