Telegrafi

Jack Wilshere emëron pesë bashkëlojtarët më të mirë – nuk ka vend për Mesut Ozil 

Jack Wilshere ka zbuluar pesë bashklojtarët më të mirë që i kishte te Arsenali.

Derisa është trajner për grupmoshat e reja te The Gunners, anglezi është rikthyer në kohë për të folur për lojtarët më të cilët ka kaluar mirë sa ishte futbollist.

Për Cesc Fabregas, Wilshere ka thënë: “I pari im ishte i lehtë. Para se të hyja në ekip, kur shkova në dhomën e zhveshjes ai ishte i shkëlqyer për mua. Ishte ai që shikonin të gjithë djemtë e akademisë”.

Lexo po ashtu “Si t'i shpjegoj djalit tim se asnjë ekip nuk më do?”, Wilshere vjen me një intervistë ku tregon histori interesante nga karriera

Duke folur për Wayne Rooneyn, ai bëri të ditur se: “Ai kishte gjithçka. Unë kisha një fanellë të Rooneyt dhe hyra në skuadrën e Anglisë dhe ai ishte një nga djemtë që më priti mirë. Jo shumë lojtarë mund të shkojnë nga një numër 9 që mund të vrapojë pas te dikush që luan në mesfushë mbrojtëse”.

Për Santi Cazorla, Wilshere zbuloi se: “Kur shkova në zhveshtore, ai u shfaq dhe ishte një djalë i shkurtër, qesharak. Nuk i interesonte shumë. Hëngri atë që donte. Bëri atë që donte. Kur ai doli në fushë, ishte si një fëmijë i vogël, duke buzëqeshur. Ai ishte i veçantë”.

Wilshere gjithashtu zgjodhi Tomas Rosiscky dhe Steven Gerrard midis shokëve të tij të preferuar të skuadrës. /Telegrafi/