Jack Wilshere ka zbuluar pesë bashklojtarët më të mirë që i kishte te Arsenali.
Derisa është trajner për grupmoshat e reja te The Gunners, anglezi është rikthyer në kohë për të folur për lojtarët më të cilët ka kaluar mirë sa ishte futbollist.
Për Cesc Fabregas, Wilshere ka thënë: “I pari im ishte i lehtë. Para se të hyja në ekip, kur shkova në dhomën e zhveshjes ai ishte i shkëlqyer për mua. Ishte ai që shikonin të gjithë djemtë e akademisë”.
Duke folur për Wayne Rooneyn, ai bëri të ditur se: “Ai kishte gjithçka. Unë kisha një fanellë të Rooneyt dhe hyra në skuadrën e Anglisë dhe ai ishte një nga djemtë që më priti mirë. Jo shumë lojtarë mund të shkojnë nga një numër 9 që mund të vrapojë pas te dikush që luan në mesfushë mbrojtëse”.
Për Santi Cazorla, Wilshere zbuloi se: “Kur shkova në zhveshtore, ai u shfaq dhe ishte një djalë i shkurtër, qesharak. Nuk i interesonte shumë. Hëngri atë që donte. Bëri atë që donte. Kur ai doli në fushë, ishte si një fëmijë i vogël, duke buzëqeshur. Ai ishte i veçantë”.
Wilshere gjithashtu zgjodhi Tomas Rosiscky dhe Steven Gerrard midis shokëve të tij të preferuar të skuadrës. /Telegrafi/