Pirati legjendar, Jack Sparrow, lufton për jetën e tij në paraqitjen e shkurtër të vazhdimit të radhës “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.
Është fjala për vazhdimin e pestë të “Pirates of the Caribbean”, të njohur edhe me titullin “Salazar’s Revenge”.
Javier Bardem luan rolin e kapitenit Salazar, një ish-gjuetar piratësh që është shndërruar në një demon dhe dëshiron të hakmerret ndaj të pavdekshmit Jack Sparrow (të cilin e portretizon Johnny Depp).
Për t’i arritur qëllimet e tij, Salazar i bashkon forcat me Hector Barbossan (Geoffrey Rush), ndërsa partnerja e Sparrow bëhet astronome që i ndihmon Jack ta gjejë Poseidonin mistik dhe ta mposhtë Salazarin.
Filmi do të nisë shfaqjen nëpër kinema më 26 maj, ndërsa pjesë e ekipit të aktorëve janë edhe Orlando Bloom, Kevin R. McNally, Golshifteh Farahani, David Wenham dhe Stephen Graham. /Telegrafi/