Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paraqitur propozime për sanksione të reja që synojnë ekonominë e Rusisë.
Në një deklaratë, ajo akuzoi Moskën për “një luftë mizore dhe të pamëshirshme” dhe tha se mizoritë e saj të supozuara në Ukrainë “nuk mund dhe nuk do të lihen pa përgjigje”.
Gjashtë masat e saj përfshijnë:
Ndalimi i importit të qymyrit nga Rusia;
Një ndalim i plotë i transaksioneve në katër banka kryesore ruse – mes tyre e dyta më e madhe e vendit, VTB;
Një ndalim për anijet ruse dhe anijet ruse nuk do të mund të ankorohen në portet e BE-së;
Ndalime të mëtejshme të eksporteve, duke synuar zonat në të cilat Rusia është e cenueshme, siç janë pajisjet e transportit;
Ndalime të reja importi për produkte duke përfshirë ushqimet e detit, pijet alkoolike dhe drurin;
Masa shtesë të synuara që përfshijnë ndalimin e mbështetjes financiare për organet publike ruse;
Planet kërkojnë miratimin e 27 vendeve anëtare të BE-së;
Më parë, ka pasur ndarje brenda BE-së për veprimet që duhet ndërmarrë kundër Rusisë – me vende si Gjermania që varen shumë nga importet e karburanteve ruse.
Moska vazhdon të mohojë çdo përfshirje në krimet e supozuara të luftës në Bucha dhe gjetkë. /Telegrafi/