Njëzet e katër operatorë celularë të Bashkimit Evropian dhe tre kompani telekomunikuese ukrainase nënshkruan marrëveshje për sigurimin e shërbimit ”roaming” falas gjatë bisedave ndërkombëtare midis BE-së dhe Ukrainës.
Sipas Komisionit Evropian, kjo marrëveshje ka për qëllim t’iu ndihmoj refugjatëve ukrainas të zhvendosur në vendet evropiane.
“Qëllimi i dokumenteve të nënshkruara është t’u ndihmohet ukrainasve të zhvendosur në Evropë të jenë në kontakt me familjen dhe miqtë në Ukrainë”, njofton KE.
Po ashtu, KE-ja thekson se operatorët kanë ndarë një milion kartela falas refugjatëve në Ukrainë.
Thirrjet për ta nëpër vendet e BE-së do të jenë falas. /Telegrafi/