Telegrafi

Ja si titullohet kënga e re e Getit me NRG Band

Getoar Selimi dhe NRG Band tashmë janë duke lansuar projektin e tyre të ri.

Telegrafi ka informacione të sigurta se videoklipi ka përfunduar dhe se kënga pritet të jetë një sukses i madh.

Kënga do të titullohet “Ta du Majmunin”, zbuluan burimet e Prives, konfirmuan burimet e sigurta të Telegrafit.

Kështu Getoar Selimi edhe një herë do të provojë që të lë gjurmë këtë verë me këtë projekt, i cili fabulën e ka mjaft të krahasueshme me “zogun” i cili u bë megahit në këngën “Fenix” nga Tuna.

Së shpejti pritet lansimi i këtij projekti. /Telegrafi/